1. Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë. 2 Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin. 3 Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu. 4 Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi. 5 Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre. 6 Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanani. 7 Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani. 8 Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë. 9 Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: “Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit”. 10 Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit. 11 Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun; 12 midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh). 13 Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët, 14 Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët. 15 Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti, 16 dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë, 17 Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë, 18 Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë. 19 Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha. 20 Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre. 21 Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij. 22 Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami. 23 Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi. 24 Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi. 25 Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan. 26 Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu, 27 Hadorami, Uzali, Diklahu, 28 Obali, Abimaeli, Sheba, 29 Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit. 30 Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar. 31 Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre. 32 Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.