Psalmet 130

130 Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot. O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia. Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot? Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje. Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij. Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin. O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë. Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.