Psalmet 120

120 Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m’u përgjigj. O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese. Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare? Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje. I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit! Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen. Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.