Psalmet 76

76 Perëndia njihet mirë në Judë, emri i tij është i madh në Izrael. Tabernakulli i tij është në Salem dhe ai banon në Sion. Këtu ai ka copëtuar shigjetat e zjarrta të harkut, mburojën dhe shpatën e luftës. (Sela) Ti dukesh i lavdishëm dhe i fuqishëm mbi malet e presë. Trimat i kanë zhveshur, i ka zënë gjumi, dhe asnjë prej atyre trimave nuk ka mundur të përdorë duart e tij. Mbas qortimit tënd, o Perëndia i Jakobit, qerret dhe kuajt mbetën të shushatur. Nga ti, pikërisht nga ti, duhet të kenë frikë; dhe kush mund të rezistojë para teje kur zemërohesh? Ti ke bërë që të dëgjohet nga qielli vendimi yt, tokën e zuri frika dhe heshti, kur Perëndia u ngrit për të gjykuar, për të çliruar tërë nevojtarët e tokës. (Sela) 10 Edhe zemërimi i njerëzve do të shndrrohet në lavdi për ty, dhe ti do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimi të tyre. 11 Bëjini zotime Zotit, Perëndisë tuaj, dhe plotësojini; tërë ata që rinë rreth tij t’i çojnë dhurata të Tmerrshmit. 12 Ai u heq frymën qeveritarëve, nga ai druhen mbretërit e tokës.