120 Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m’u përgjigj. 2 O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese. 3 Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare? 4 Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje. 5 I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit! 6 Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen. 7 Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.