122 U gëzova kur më thanë: “Shkojmë në shtëpinë e Zotit”. 2 Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem. 3 Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë, 4 ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit. 5 Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit. 6 Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan. 7 Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua. 8 Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: “Paqja qoftë te ti”. 9 Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.