124 Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli: 2 “Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh, 3 ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh; 4 atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne, 5 atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne”. 6 Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre. 7 Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam. 8 Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.