130 Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot. 2 O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia. 3 Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot? 4 Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje. 5 Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij. 6 Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin. 7 O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë. 8 Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.