3 O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje. 2 Shumë thonë për mua: “Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë”. (Sela) 3 Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën. 4 Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m’u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela) 5 Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah. 6 Unë nuk do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje. 7 Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve. 8 Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)