47 Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi. 2 Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun. 3 Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t’i vërë nën këmbët tona. 4 Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela) 5 Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive. 6 Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde! 7 Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi. 8 Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë. 9 Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.