97 Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj. 2 Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij. 3 Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark. 4 Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet. 5 Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës. 6 Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij. 7 U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë. 8 Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot. 9 Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera. 10 Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve. 11 Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra. 12 Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë.